CeMAS, një organizatë gjermane për monitorim, analizë dhe strategji, ka prezantuar rezultatet e një ankete mbi ndikimin e propagandës ruse në Gjermani. Sipas anketës:

■ 40 për qind e gjermanëve janë plotësisht apo pjesërisht të bindur se Rusia me luftën kundër Ukrainës vetëm i është përgjigjur provokimeve të NATO-s

■ 35 për qind e gjermanëve pajtohen plotësisht apo pjesërisht me tezën se Ukraina në thelb është pjesë e Rusisë

■ Brenda Gjermanisë dallimet janë të mëdha: në Gjermaninë Lindore (dikur komuniste) besimi në propagandën ruse është dukshëm më i madh se në Gjermaninë perëndimore
■ Më së paku ndikim propaganda ruse ka te votuesit e Partisë së Gjelbër
■ Më së shumti ndikim propaganda ruse ka te partia e djathtë ekstremiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe te e majta ekstreme “Die Linke”
■ 44 për qind e gjermanëve janë plotësisht apo pjesërisht të bindur se Vlladimir Putini është duke luftuar kundër një “elite globale”, e cila “i tërheq penjtë nga prapaskena”. Në prill një përralle të tillë i besonin 12 për qind e gjermanëve
■ Një gazetar i mediumit “Spiegel Online” në lidhje me rezultatet e anketës shkroi: “Kjo është një gjetje mbi gjendjen shqetësuese mendore të shumë njerëzve në vendin tonë – gjendje të cilën e konsideroj tronditëse dhe pikëlluese”.