Jude Bellingham është një nga talentet më me prespektivë jo vetëm të Dortmundit, por mbarë Europës. Cilësitë e futbollistit 19 vjeçar nuk diskutohen dhe një numër i madh skuadrash të mëdha janë vendosur në radhë për të rivalizuar për shërbimet e tij.

Mediat angleze bëjnë me dije se Manchester City e ka në planet e tij për të ardhmen. Trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola e vlerëson shumë Bellingham, madje e ka lavdëruar disa herë pas ndeshjeve City-Dortmund në grupet e Champions League.
Marrëdhëniet e Klubit nga Manchesteri dhe verdhezinjve janë mjaft të mira, pasi përmbyllën me sukses transferimin e Erling Haaland. Mesfushori Bellingham luan prej 3 vitesh në Signal Iduna Park.