Nuk është e lehtë të jesh në një marrëdhënie me një person narcisist. Edhe pse njerëz të tillë mund t’ju magjepsin në fillim, me kalimin e kohës ata tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë – kujdesen vetëm për veten e tyre. Nën sipërfaqe ata janë të ftohtë, llogaritës dhe përdorin çdo mjet për të marrë atë që duan.

Ata janë në gjendje të shkatërrojnë dikë për motivet e tyre egoiste.

Luani

Luanët duhet të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kanë lindur liderë që mund të magjepsin të gjithë dhe janë të vetëdijshëm për këtë. Ata shpesh përdorin atraktivitetin e tyre për të joshur dikë, por me kalimin e kohës pala tjetër kupton se kjo shenjë ka nevojë gjithnjë e më shumë për vëmendje dhe ndjen se marrëdhënia me të është rraskapitëse psikologjikisht. Luanët kanë nevojë t’u tregojnë vazhdimisht njerëzve se janë më të mirë në çdo mënyrë, prandaj janë narcistë të vërtetë.

Ujori

Ujorët e mendojnë veten si të pavarur, por kjo shpesh justifikon egoizmin e tyre. Ata zakonisht mendojnë vetëm për nevojat e tyre. Ata besojnë se janë më të mirë dhe më të zgjuar se të tjerët dhe se të gjithë duhet t’i ndjekin. Ata janë të fokusuar te qëllimi dhe për ta arritur atë, janë gati për çdo gjë. Ata shpesh manipulojnë të tjerët në mënyrë që të ndryshojnë mendje, shkruan abcnews.al.

Akrepi

Akrepat janë të bindur se janë më të mirë se shumica. Ata pëlqejnë të kenë gjithçka sipas tyre dhe nëse dikush i kundërshton apo i lëndon, do të hakmerren. Ata janë të ftohtë dhe llogaritës dhe nuk do të hezitojnë të shfrytëzojnë të tjerët për të marrë atë që duan. Ata nuk mendojnë se sa njerëz do të lëndohen ng