Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar pesë ditë nga komisionet dhe seancat plenare. Vendimi u bë me dije pas mbledhje së zhvilluar nga sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Seanca e sotme plenare në Kuvend u zhvillua me diskutime dhe debate të ashpra. Ndërkohë gjatë debateve, Vasili ‘u përplas’ me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ndërsa iu drejtuar me fjalët: “O skizofren, mos bëj si idiot”.

Kujtojmë se edhe nga ana e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme, u përdor një gjuhë e ashpër dhe ofenduese ndaj deputetëve të opozitës.

Njoftimi: Në drejtimin e Klotilda Bushkës, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.