Luana Vjollca bëri bashkë në “Zemër Luana” dy kapitenët, të cilët siç u zbulua mbrëmë, janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. Dy aktorët e humorit nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe këtë Olsi e ka treguar muaj më parë në emisionin “Goca dhe Gra”.
“Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur. Por edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mund të takoj. Mendoj që edhe rruga që ka vazhduar secili [ndikoi]…” –u shpreh asokohe Olsi.
Sigurisht që kësaj teme nuk mund t’i shpëtonin as mbrëmë. Në rubrikën “Në gojë të luanit hedhim halle”, Olsi dhe Besi u pyetën për arsyen pse nuk flisnin.
Ata diskutuan për këtë çështje, megjithatë nuk dhanë një arsye.
Besi u shpreh për Olsin se e ka ende si një vëlla të vogël dhe, siç mund të ndodhë me vëllezërit, edhe ata patën një krisje në marrëdhënie.
Ndërsa Olsi zbuloi se nuk kanë folur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë qëndruar bashkë. Edhe Olsi e mbylli çështjen me një frazë emocionuese duke thënë se pavarësisht se ç’mund të ndodhë ata kanë një “kontratë vllazërore” që nuk prishet kurrë.
Në fund, ata e mbyllën ashtu si duhej – me një përqafim.