Për herë të parë në 13 vite, Agjencia Evropiane e Hapësirës ka hapur një klasë të re për të trajnuar astronautë me aftësi të kufizuara.
Gjenerata e tretë e fluturuesve evropianë të hapësirës përfshin pesë astronautë në karrierë, 11 anëtarë të një grupi rezervë astronautësh dhe një astronaut me aftësi të kufizuara fizike, të cilët do të marrin pjesë në një projekt që përfshin astronautë me aftësi të kufizuara në fluturimet në hapësirë dhe misionet e mundshme në të ardhmen.
Të 17-të u zgjodhën nga më shumë se 22,500 aplikantë nga e gjithë Evropa.
Është hera e parë që agjencia hapësinore ka krijuar një grup astronautësh, e cila përbëhet nga kandidatë që përfunduan me sukses procesin e përzgjedhjes, por që nuk janë rekrutuar, sipas CNN.
Një mjek britanik tha se u ndje i detyruar të aplikonte kur pa reklamën e ESA për një astronaut me aftësi të kufizuara fizike. Ai humbi këmbën e djathtë pas një aksidenti me motor kur ishte 19 vjeç.
Thirrja e ESA-s për kandidatët me aftësi të kufizuara fizike ishte e hapur për ata me mangësi të gjymtyrëve të poshtme ose që konsiderohen me shtat të shkurtër, më pak se 130 centimetra.