Kroacia u rikthye fuqishëm në garë, fitorja me “poker” golash përballë Kanadasë i dhuroi kreun e Grupit F në kuotën e 4 pikëve. Ballkanasit treguan forcë karakteri duke përmbysur Devis me shokë brenda pjesës së parë, amerikanët veriorët “lajnë duart” me Botërorin një xhiro përpara fundit. Shijon këtë sukses edhe Dalic, i cili ishte jo pak nën presion pas sfidës së parë, ku u ndal në një barazim pa gola përballë Marokut:
“Dua t’i bëj komplimente djemve për ndeshjen e madhe që zhvilluan. Pësuam gol që në minutën e parë kundër një ekipi shumë entuziast, por më pas i qetësuam duke i mposhtur me rezultatin 4-1. Vetëm skuadrat e mëdha, skuadra si Kroacia mund ta bëjnë këtë. E thash përpara ndeshjes kundër Marokut, se ata janë një skuadër e mirë, por njerëzit më morën për budalla, e patë çfarë bënë, mposhtën Belgjikën”, u shpreh Dalic pas ndeshjes.
Kroacia luan fatet e grupit në ndeshjen e fundit teksa përballen me Belgjikën, një sfidë “jetë a vdekje për të dy ekipet, pasi Maroku shihet favorit për të kaluar më tej teksa në ndeshjen e fundit luan kundër Kanadasë, një skuadër që i mbylli llogaritë me Botërorin.
Belgjika shfaqi ndaj Marokun anën më të errët, një ekip shumë i lodhur, pa fantazi dhe pa forcë goditëse. Roberto Martinez bën thirrje për unitet, vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtin Kroacinë për të siguruar një biletë për në fazën e 1/16.