Me Juven histori zhgënjimi, tre ekipet e tjera italiane, Napoli, Inter e Milan, janë në garë me kohë të plotë, për të vijuar aventurën e tyre në Champions.
Në fakt, Napoli e Inter e kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8, por blutë e Spellettit luajnë sot në mbrëmje në ‘Anfield’ për të shkruar historinë. Napoli kërkon vendin e parë në grup, me shpresën që të kenë një short më të lehtë në fazën e 1/8. Me 5 fitore në 5 ndeshje, 15 pikë në total, Napolit i mjafton një pikë përballë Liverpool për tu kualifikuar si kokë grupi.
Ndryshe është situata në radhët e Inter. Ekipi i Inzaghi-t ka siguruar një biletë për në fazën e 1/8 si e dyta në Grupin C, një arritje e madhe për ziklatërit teksa nxorën jashtë Champions League një ekip si Barcelona.
Në “Allianz Arena”, Inter luan për prestigj përballë Bayern Munich, një ndeshje ku Inzaghi ka planifikuar një rotacion pasi llogaritë në këtë grup janë mbyllur një xhiro përpara fundit. Mes ndryshimeve të shumta, Inzaghi paralajmëroj në konferencë për shtyp se kjo do të jetë ndeshja e Asllanit, me mesfushorin kuqezi që do të zbres në fushë si titullar.