6 ndeshje 6 fitore, 18 pikë të plota. Bayern Munich mbyll në perfeksion fazën e grupeve, si askush tjetër në këtë edicion të Champions League. Ekipi i Nagelsmann nuk njeh rivalë, atë që konsiderohej si “grup ferri” e kthen në parajsë, pavarësisht se përballë kishte ekipe si Inter e Barcelona.
Në “Allianz Arena”, Bayern priste Inter, me dy ekipet që nuk luan për asnjë objektiv, thjesht një ndeshje për prestigj. Të dy trajnerët, kishin bërë një rotacion të pjesshëm për t’i dhënë më shumë minuta disa lojtarëve, si në rastin e Asllanin me Inzaghi që e hodhi në fushë si titullar, 90 minuta të plota për talentin kuqezi.
Sfida nisi me një rast të pastër moviolë ku Mane grushtoi një duar një predhë të Barella-s. Inter iu afrua sërish golit të avantazhit, por Martinez nuk arriti në kohë të dërgoj në rrjetë një kros të pastër brenda në zonë. Në minutën e 32-të, nga zhvillimet e një goditje këndi, Pavard me kokë kaloi Bayern në avantazh. Në fraksion e dytë, dy trajnerët bënë disa lëvizje, dukshëm me mëndje në kampionat, ndërsa për të mbyllur llogaritë me Inter mendoi Choupo-Moting me një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 2-0.