Për disa shenja të Horoskopit, martesa dhe krijimi i familjes është një ëndërr e jetës, por ka edhe disa të tjerë që e kanë të vështirë të thonë po dhe të hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre. Disa e shohin martesën si bashkimin përfundimtar, por disa të tjerë si angazhimin përfundimtar. Sipas yjeve, disa njerëz ndërsa investojnë në marrëdhënie duke i dhënë partnerit të tyre shpresë se do të përfundojnë në martesë, përfundimisht do të tërhiqen.

Binjakët

Sigurisht që Binjakët nuk mund të mungonin në krye të listës, pasi në radhë të parë janë ata që duan të kalojnë mirë, por jo përkushtimin. Padyshim që Binjakët janë një shenjë me të cilën dëshironi të shoqëroheni dhe të tregoni batuta, por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe martesën, situata është pak konfuze. Edhe nëse dikush i tërheq fort interesin dhe madje hyjnë në lidhje me të, është e sigurt që herët a vonë do të fillojnë të këndojnë…

Dashi

Edhe pse Dashi janë shenja impulsive që thonë po për gjithçka, në rastin e martesës bëjnë një përjashtim. Nëse nuk arrijnë deri në atë pikë sa të kenë mjaft eksperienca dashurie dhe të ngopen, nuk do të ngjiten shkallët e kishës. Ata thithin në thelb çdo moment, por pa bërë plane afatgjata për të ardhmen. Te pakten te them te drejten nuk ndertojne pallate letre meqe jane te qarta qe ne fillim dhe nuk tallen me personin qe kane ne krah.

Shigjetari

Shigjetari dhe martesa kanë shënuar 1-0. Shigjetari është një beqar i lindur dhe nuk ndihet rehat vetëm duke menduar për një unazë martese në dorë. Atij i pëlqen të evoluojë dhe i kushton rëndësi dhe vëmendje nevojave të tij mbi të gjitha. Ai kujdeset për zhvillimin e tij personal, ndaj mendimi për të qenë i martuar dhe për të marrë përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e një familjeje dhe një jete të përbashkët e bën atë diametralisht të kundërt me pjesën e martesës.