Kryeminsitri Edi Rama ka ndarë një foto nga zyra e tij, pasi mbajti fjalën për 53 minuta në Kuvend për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Rama ka postuar një foto, ku këmisha i shihet e lagur nga djersa dhe thotë se ka dalë nga zhytja në histori për Durrësin.
“Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për Durrësin2030” shkruan Rama në postimin e tin në “Facebook”.