Beniada Nishani ka reaguar pas deklaratës së Einxhel Shkirës, e cila u shpreh se modelja ka lënduar atë dhe familjen e saj. Në një video në Youtube Einxhel shprehej se priste një falje nga Beniada pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e saj nëpër rrjete sociale.

Teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, Beniada u shpreh se ka tentuar të flasë me moderatoren por nuk ka marrë një përgjigje. Sipas saj ato duhet të flasin ballë për ballë dhe jo nëpër stuio.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njeri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, u shpreh Beniada.