Nëse jeni një nga ata persona që ju zë gjumi çdo natë në divan, zbuloni arsyet pse nuk duhet të lejoni që kjo gjë t’ju kthehet në një zakon, pasi mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
Edhe pse divanin mund ta keni lidhur me momente relaksi, kjo mobilie nuk është e mirë për gjumë dhe as për shtyllën tuaj kurrizore.
Ka shumë arsye pse duhet të shmangni zëvendësimin e divanit me shtratin tuaj. Zbuloni se çfarë mund të ndodhë dhe si mund ta hiqni këtë zakon.
• Mund të shkaktojë shqetësime gjata gjumit
Zakonisht, kur flini në dhomën e gjumit, jeni në qetësi dhe errësirë absolute, dy elementë të rëndësishëm për cilësinë e gjumit. Megjithatë, e njëjta gjë nuk vlen për dhomën e ndenjes. Kur të zë gjumi në dhomën e ndenjes, mund të ketë drita të ndezura, televizori ndezur ose njerëz të tjerë që lëvizin përreth. Të gjitha këto mund t’ju bëjnë të zgjoheni, ndërsa do të flini dhe më pak, duke bërë që gjumi juaj të prishet dhe cilësia e pushimit të jetë më e keqe
• Dhimbje shpine dhe qafe
Divani është projektuar për t’u ulur, jo shtrirë. Nëse jeni mësuar të flini në një pjesë të mobiljeve që nuk janë ndërtuar sipas këtyre specifikimeve, ka shumë të ngjarë që të përfundoni duke përjetuar dhimbje në qafë, në pjesën e poshtme të shpinës , në shpatull ose në ije. Një nga arsyet kryesore që e bën divanin të papërshtatshëm për të fjetur është se, si rregull, ai është më i shkurtër se një shtrat.
• Mund të krijojë probleme në marrëdhënien tuaj
Nëse jeni duke fjetur vazhdimisht në divan, ka mundësi që të përfshiheni në konflikt me partnerin, duke krijuar një debat krejtësisht të panevojshëm.