Lajmi ka ardhur në mënyrë të papritur dhe po bën xhiron e Europës duke prekur të gjithë kampionatet. Një futbollist, dihet, zakonisht e mbyll karrierën rreth moshës 35 vjeç, edhe pse ka përjashtime të rralla, veçanërisht mes portierëve.
Megjithatë, këtë herë lajmi i bujshëm nuk ka lidhje as me Ronaldo-n, as me Messi-n dhe as me Mbappe, por me trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti. Në Spanjë, në fakt, duket se po kërkojnë që tani një plan B.
Janë 25 trofetë e fituar si trajner nga ana e Ancelotti-t, nëse këtyre u shtojmë edhe 2 çmime si trajneri i vitit në 2006-ën dhe 2014 -ën. Italiani ka fituar gjithçka që mund të fitohej, duke fituar tituj në të gjithë kampionatet kryesorë europianë (Itali, Gjermani, Francë, Angli, Spanjë) dhe duke koleksionuar trofe ndërkombëtar.
Florentino Perez është informuar nga trajneri se ai do të tërhiqet në fund të kontratës që i skadon në 2024-ën. Ancelotti është 63 vjeç dhe duket se është i kënaqur me atë që ka bërë në karrierën e tij deri tani.
Fakti është se Real Madrid po kërkon të gjejë një zgjidhje për lamtumirën e trajnerit të lindur në Reggiolo dhe natyrisht emrat në listë janë të shumtë dhe shumë të rëndësishëm.
Në krye të kësaj liste është emri i jurgen Klopp, nga momenti se edhe ai duket se ka ndërmend të largohet nga Liverpool në momentin e skadimit të kontratës në 2024-ën. Për më tepër, gjermani ka qenë gjithmonë një fiksim i Perez.
Por nuk është vetëm Jurgen në listën e kampionëve në fuqi të Europës, ndë fakt, duket se është edhe emri i Thomas Tuchel dhe ai i legjendës merengues Raul Gonzalez.
Ish-numri 7 i Rael Madrid shihet me sy shumë të mirë natyrisht, nga tifozët deri te drejtuesit, të cilët duket se i kanë premtuar trajnerit aktual të ekipit të dytë një ngritje në detyrë, herët ose vonë. Domethënë, nuk do të jetë aspak e lehtë të mbulohet boshllëku që do të krijohet nga largimi i Ancelotti-t dhe Los Blancos kanë filluar punën që tani.