Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren e datës 9 nëntor në orën 18:30 ndaj Katarit në Spanjë. Ashtu siç edhe pritej, tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore teksa përjashtuar Kristal Abazajn që vjen nga radhët e turqve të Istanbulspor dhe Arlis Shalës nga Drenica, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në futbollin shqiptar.

Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), konfirmohet Arlis Shala i Drenicës. Ndërsa, në mbrojtje pranë kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta), teksa konfirmohen Albion Marku (Dinamo), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Andi Hadroj (Partizani), Esin Hakaj (Vllaznia), Rudolf Turkaj (Laçi), Stivian Janku (Bylis) e Eneo Bitri (Partizani).

Në mesfushë risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë teksa konfirmohen Sherif Kallaku (Tirana), Ardit Deliu (Tirana), e Arinaldo Rrapaj (Partizani). Në repartin ofensiv, përveç Redon Xhixhës (Tirana), Lorenco Vila (Teuta), Xhuljano Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar edhe një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja për miqësoren e datës 9 ndaj Katarit: