“Jam shumë krenar”. Kështu e përshkruan C.Ronaldo rekordin unik të vendosur në Botëror, bëhet lojtari i parë në histori që arrin të realizoj të paktë një gol në 5 Botërore:

“Është një ditë e bukur, të shënoja gol në 5 Botërore më bën të ndihem krenar. Gjëja më e rëndësishme është që ndihmova skuadrën për të fituar. Në turne të tillë si Kupa e Botës të fitosh ndeshjen e parë është shumë e rëndësishme”, u shpreh C.Ronaldo.

Ylli portugez gjeti fillimisht rrugën e rrjetës, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje, më pas fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke kaluar luzitanët në avantazh.

Më fjalë të mëdha për C.Ronaldo-n foli dhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos: “Është një lojtar fenomenal. Edhe pas 50 vitesh do të flitet akoma për të”, u shpreh Santos.