Këngëtarja e njohur Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale ku publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka pozuar e shtrirë në divan, e veshur me një fustan në ngjyrë rozë të lehtë dhe një palë sandale.
Rita ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit, por të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i nënës së saj, Vera Orës. Si të gjithë nënat, ajo e ka “kritikuar” të bijën që është shtrirë në divan me sandale.
“Me këpucë në divan, nuk po dëgjon”, i ka shkruar ajo.