Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon.
Pas kësaj sulmuesi portugez ka dhënë një mesazh lamtumirës për tifozët e klubit anglez.
“E dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihem që është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Unitedit të gjitha të mirat”, është shprehur ai.
Pas shkëputjes së kontratës, Ronaldo nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e 37-vjeçarit.