Portugalia mori dy fitore në dy ndeshjet e para të Botërorit të Katarit, duke siguruar menjëherë kualifikimin për në fazën e ardhshme. Megjithatë, goli që zhbllokoi sfidën ndaj Uruguait është kthyer në çështje, aq sa ka pasur reagime të shumta nga ekspertë, madje edhe nga Adidas që prodhon topin zyrtar të kompeticionit. Kompania tha se sensori i vendosur në top nuk ka pikasur asnjë luhatje kur kaloi pranë kokës së Ronaldos.
Ndërkohë, gazetari sportiv Oliver Holt, ka thënë së fundmi se ky episod po kthehet në një çështje te Portugalia, e cila mund të ndikoi më pas negativisht brenda grupit. Edhe pas ndeshjes, Ronaldo është “betuar” se e ka prekur topin, sikur të mos i ishte quajtur fare goli Portugalisë. FIFA ia akordoi golin Bruno Fernandes-it, i cili krosoi. Më të ashpër, kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale. Memet dhe imazhet e modifikuara të yllit portugez kanë qenë të pafundme, por edhe reagimet kanë qenë të ashpra. Shumë kanë shkruar se “Flokët e Zotit” po shkatërrojnë kombëtaren luzitane