Wayne Rooney ka lavdëruar Lionel Messi si njërin prej futbollistëve më të mëdhenj dhe ka zgjedhur Argjentinën si fituese të Botërorit për herë të tretë
Ish lojtari i kombëtares angleze beson që Argjentina nuk është më skuadër e vetëm një lojtari, pra Messit, dhe ka mjaftueshëm lojtarë të mirë që do ta mbështesin atë në këtë garë, duke i bërë ata favorit që ta fitojnë Botërorin para Brazilit. Rooney beson që fitoja e Copa Amerika nga Argjentina më 2021, duke e mposhtur Brazilin për këtë titull, jo vetëm që i ka dhënë besim skuadrës por e ka larguar presionin nga lojtarët.
“Për mua, Argjentina janë favorit. Për dallim nga 2018, ata janë shumë më të mirë, kanë lojtarë solid rreth Lionel Messi siç është Lautaro Martínez, Leandro Paredes, Rodrigo De Paul dhe natyrisht Ángel Di María. Triumfi në Copa Amerika vitin e kaluar ju ka dhënë atyre besim dhe ka liruar pak nga presioni. Klima po ashtu ju përshtatet atyre më shumë”, theksoi ai në një intervistë për The Times.
Rooney po ashtu ka thënë se Messi është futbollisti më i mirë në histori, shumë më i mirë së Diego Maradona. Ndërsa, ish sulmuesi Manchester United ka thënë se Cristiano Ronaldo është vetëm golashënues.
Të gjithë kanë qëndrimet e tyre të ndryshme mbi Messi dhe Ronaldo, por unë e kam thënë shumë herë së mendoj që Messi është shumë i mirë për ta shikuar. Ai i ka të gjitha – mënyrën si e kontrollon ndeshjen, driblon, asiston – derisa Ronaldo është më shumë golashënues”, shtoi ai.
Kujtojmë se Albiceleste do ta fillojë aventurën në Botëror më 22 nëntor ku do të luajnë kundër Arabisë Saudite.