Milani do të luajë sonte në “San Siro” ndeshjen e raundit të fundit të fazës së grupeve të Champions League. Përballë do të ketë kampionen në fuqi të Austrisë, Salsburgun. “Djalli” do t’i mjaftojë edhe barazimi për të ruajtur vendin e dytë në grup, pasi Chelsea e ka siguruar vendin e parë. Rëndësinë e kësaj përballjeje e kanë kuptuar edhe tifozët kuqezi, që do ta mbushim plot “San Siron”. Tashmë është konfirmuar që janë shitur të gjitha biletat për tifozët që do të jenë mbi 70 mijë, mes të cilëve 4 mijë do të jenë austriakë.
Vetëm nga shitja e biletave, klubi kuqezi do të përfitojë plot 4.5 milionë euro.