Kastro Zizo dhe Ermal Mamaqi janë sqaruar gjatë puntatës së fundit në ‘Dance Albania’ në lidhje me një deklaratë të bërë së fundmi nga aktori i humorit u shpreh se nuk i pëlqeu aspak deklarata e Ermalit i cili ishte shprehur se të gjithë e njohin ‘jetën e mrekullueshme të Kastros’.
“Javën e kaluar, kisha ditëlindjen e djalit dhe nuk desha të përfshihesha në diskutime të tjera, por s’më pëlqeu që me ironi the “e njohim të gjithë jetën e mrekullueshme të Kastros”. Jeta ime ka qenë vërtet e mrekullueshme si tani, ashtu edhe përpara se të lija alkolin” – tha ai.
Pas kësaj erdhi menjëherë dhe përgjigja e Ermalit i cili u shpreh se deklarata e tij ishte keqkuptuar.
“Ta sqarojmë tamam këtë gjë, se nuk jemi nga ata që zihemi te parkingu. S’kisha asnjë konotacion negativ. Kam thënë “e njoh Kastron prej një jete, ka tre fëmijë të mrekullueshëm”– theksoi Mamaqi.