Në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s, ka marrë pjesë edhe Shqipëria, përfaqësuar nga ministrja Elisa Spiropali.
“Evidentova rastin e vendit tonë 🇦🇱 që u përball me sulmet kibernetike të Iranit dhe theksova gatishmërinë për të patur një qasje më të fuqishme, të integruar dhe koherente të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar dhe si pjesë e Aleancës.”, thekson ministrja.
Postimi i plotë: 📍NATO, Bruksel – Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s.
💬Lufta e Putinit në Ukrainë por edhe rreziqet e tjera globale, e kanë kthyer në urgjente shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve për të rezistuar, rikuperuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve qeveritare në kohë krize, paqeje dhe lufte.
Evidentova rastin e vendit tonë 🇦🇱 që u përball me sulmet kibernetike të Iranit dhe theksova gatishmërinë për të patur një qasje më të fuqishme, të integruar dhe koherente të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar dhe si pjesë e Aleancës.🙏