Nga Qarku i Shkodrës për Klan News, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka dhënë lajmin që rruga në Harkun e Berdicës është hapur. Elisa Spiropali: Ishim së pari në një takim të shtabit në perfekturë së bashku me ministrin e mbrojtjes, me prefekten dhe me kryetarin e këshillit të qarkut. Këtu jam me një lajm të mirë që rruga është hapur, nuk ishte kështu para disa orësh, si prurjet, ashtu edhe shkarkimet janë ulur dhe kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit në disa zona.

Këtu janë evakuuar të gjitha familjet që duhej të evakuoheshin dhe tani po shohim pasojat që ka lënë pas uji. Gjatë fjalës së saj, ministrja Spiropali i ka bërë thirrje Bashkisë së Shkodrës që të vërë në dispozicion fondin e emergjencave këtë vit përmes grantit të pakushtëzuar dhe fondin e vitit të ardhshëm ta vënë në dispozcion të banorëve për pasojat që kanë pasur.

Elisa Spiropali: Të gjitha trupat janë këtu në dispozicon të çdo qytetari nëse ka nevojë si për nevojë ashtu dhe për lëvizje, kanë qenë të dislokuara dhe mjetet e ushtrisë përfshirë dhe varkat për ndihmën ndaj qytetarëve. I bëjmë thirrje Bashkisë së Shkodrës që dhe fondin e emergjencave ta vënë në dispozicion për këtë vit përmes grantit të pakushtëzuar dhe fondin e vitit të ardhshëm po të emergjencave ta vënë në dispozicion të banorëve për pasojat që kanë pasur në shtëpitë e tyre dhe në pronën e tyre.