Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Rushaj të cilës dje për shkak të motit të keq i ndodhi një tragjedi, ku babë e bir teksa udhëtonin me makinë,  i mori rrjedha e ujit, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa oërsh kërkime, ndërsa vajza e të ndjerit arriti të shpëtojë.

Për ngushëllim në familjen Rushaj ku nëna dhe motrat qajnë vëllain, djalin, babain dhe bashkëshortin.

E pikëlluar i bashkohem dhimbjes së familjes, fisit, të afërmve, miqve, fqinjëve dhe gjithë malësorëve që humbën një burrë punëtor e të dashur, e djalin e vetëm të një familjeje fisnike!Zoti ju forcoftë! Dritë pastë shpirti i tyre i mirë🙏’‘, shkruan Spiropali në Facebook pas vizitës.