Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 1-3 me Italinë në duelin miqësor të zhvilluar në “Air Albania”. Përballja e luksit pa sërish humbjen e djemve tanë, që kanë dhjetë ndeshje që nuk fitojnë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 1-3 me Italinë në duelin miqësor të zhvilluar në “Air Albania”. Përballja e luksit pa sërish humbjen e djemve tanë, që kanë dhjetë ndeshje që nuk fitojnë. Mes miqësoreve dhe ndeshjeve të Nations League, Shqipëria nuk ka mundur të shohë fitore gjatë 2022. Për të gjetur një fitore të Shqipërisë duhet të kthehemi në 15 nëntorin e 2021, kur Shqipëria fitonte 1-0 me Andorrën në “Air Albania” falë golit të Çekiçit në minutën e 73.
Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara në 2022, kuqezinjtë kanë pesë barazime dhe pesë humbje. Barazimet për skuadrën e Edy Rejas janë shënuar kundër Gjeorgjisë, Islandës (dy herë), Estonisë dhe Arabisë Saudite. Humbjet për tanët shënohen kundër Spanjës, Izraelit (2 herë), Katarit dhe Italisë.