Prej sezonit të klauar, Gavi është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti në radhët e Barcelonës.
Talenti spanjoll u kurorëzua para disa kohëve edhe me trofeun Kopa, si lojtari i ri më i mirë teksa në një intervistë të fundit për Tuttosport, zbulon edhe ëndrrën e tij më të madhe. 18-vjeçari thekson se shpreson të fitojë Botërorin, ndërsa ka elozhe edhe për Lionel Messin, që e cilëson si më të madhin e historisë.
“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe vijon ta vërtetojë këtë ndeshje pas ndeshje. Kur Messi fitoi çmimin Golden Boy, unë isha vetëm një vjeç. Ëndrra? Të bëhem Kampion i Botës sigurisht, dua të nënvizoj edhe njëherë se grupi jonë i kombëtares është shumë i mirë, me shumë talent. Ka kualitet dhe unë kam shumë besim te aftësitë e mia. Megjithatë, fakti që do të luaj për herë të parë në një Kupë Bote është një ëndërr më vete për mua”, u shpreh Gavi.