Një futboll total, një lojë e hapur, luftë për të kontrolluar topin, raste për shënim, një spektakël i vërtetë, por në fund dy ekipet ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Spanja dhe Gjermania nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit duke bërë që fatet e Grupit E të vendosën në sfidën e fundit.
Me pikën e marrë përballë Spanjës, por mbi të gjitha pas asisit të Kosta Rikës, Gjermania ka në dorë fatin e aventurën së tyre në Botëror, por ndaj Kosta Rikanëve kërkohet një fitore me goleandë, ndërsa kryqëzojnë gishtat që Japonia të mos dhurojë një tjetër befasi të mposht Spanjën.
Në këtë Botëror është e pamundur të flasësh me bindje apo të bësh parashikime, por fakt është se Spanjë-Gjermania ishte një nga ndeshje më të bukura të Katar. “Furitë e kuqe” vërtetuan edhe një herë se janë mjeshtër kur bëhet fjalë për kontrollin e topit, edhe ndaj Gjermanisë ishin dehës në këtë pikë, 64% mbajta e topit.
“Pancerat” e vuajtën këtë pjesë, por ekipi i Flick ndërtoi më shumë raste të shënim, 10 të tilla, ndërsa goditën edhe 4 herë kuadrat. Problemi më i madhe për 4 herë kampionët e botës mbetet faza mbrojtëse, kjo ishte ndeshja e tetë radhazi që pësuan gol.
Të dy trajnerët ishin në lartësinë e ekipit në fushë, të dy lëvizën në mënyrë perfekte, Morata u hodh në fushë si zëvendësues dhe në prekjen e parë e dërgoi në rrjetë. E njëjta skemë edhe me Flick, në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes, aktivizoi një 9-ç të pastër si Fullkrug që tundi rrjetën e Ubai Simon duke mbajtur Gjermaninë në lojë.