Kur kanë mbetur edhe dy javë nga nisja e Botërorit në Katar, Khalid Salman, ish-futbollist dhe ambasador i Kupës së Botës 2022, foli për homoseksualitetin në një intervistë për gjermanen ZDF.
“Është haram. Unë nuk jam mysliman strikt, por është haram, shkakton dëmtime në tru”, tha Salman.
Në Katar pritet të shkojnë rreth 1,2 milionë tifozë nga e gjithë bota, që duhet të respektojnë rregullat e vendit mikpritës.
“Gjatë Kupës së Botës, njerëzit duhet të respektojnë rregullat tona”, theksoi ambasadori i Botërorit.