Cristiano Ronaldo ka pasur jo pak përplasje me trajnerin Ten Hag. Por dje portugezi u la si rrallëherë për 90 minuta në fushë dhe pse nuk arriti të linte gjurmë në humbjen 3-1 ndaj Aston Villës.
Gjithashtu Ronaldo do të mbante shiritin e kapitenit. Megjithëse shpjegimi i dhënë nga Ten Hag për këtë vendim ishte poshtërim më vete:
“Maguire ishte në stol dhe dihet që është kapiteni ynë i parë. Pastaj mendova që duhet të jetë De Gea kapiten si lider i vërtetë, por është portier dhe larg shumicës së lojtarëve, nuk më përshtatet. Pastaj mendova për Casemiro, por ai nuk di mirë anglisht dhe prandaj lashë Ronaldon”, tha Ten Hag.