Policia e Shtetit i ka dhënë leje Sali Berishës të zhvillojë protestën e 6 Dhjetorit, ku të dëshirojë ai, jashtë perimetrit të sigurisë së Samitit. Madje në mënyrë të pazakontë i ka përshkruar në njoftimin për organizmin e mundshëm të protestës, gjithë vendet apo sheshet që shoqërojnë kufirin e jashtëm të sigurisë për mbledhjen e krerëve të Bashkimit Evropian në Tiranë. Akoma më shumë, në një koment nga Brukseli, protesta është vlerësuar si një e drejtë e opozitës dhe e çdo qytetari.
Të gjitha këto lehtësira, duket se e kanë nervozuar Sali Berishën. Me sa duket shpresa e tij e fundit ka qenë të mos e lejonin të bënte protestë dhe të dilte si hero.
Duke llogaritur kundërshtarët sikur të ishte vetë, duke llogaritur dhe më keq akoma që ai ka vrarë në protestë, shpresa e fundit e tij për të maskuar dështimin, ka qenë që qeverië të ndalonte protestën dhe ai të gjente një justifikim.
Por me sa duket të gjitha palët po tregohen të pamëshirshëm me të.
E para qeveria. Ajo i ka bërë disa oferta përmes policisë ku mund të zhvillojë protestën, duke e futur në vështirësi dhe konfuzion. Për këtë arsye ai po bërtet se nuk do pyesë për ofertën e qeverisë por do thyejë rrethin e sigurisë dhe do përballet sy më sy me Evropën, aty “ku është fshehur” nga frika e tij. Kjo i tremb dhe ca më shumë mbështetësit e tij dhe me këtë rast justifikon dhe mosardhjen e tyre.
Fakti që qeveria i ka dhënë më shumë se një leje për të zhvilluar protestën, e ka bërë nervoz pasi i ka prishur skemën që kishte menduar për të shpëtuar nderin pas dështimit.
Të dytët që po tallen me të janë vet zyrtarët e Bashkimit Evropian që po vijnë në Tiranë. Edhe ata i kanë “dhënë leje” të protestojë duke e garantuar se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë. Ata në fakt nuk janë mësuar të bëjnë ndonjë mbledhje pa protestë dhe do tu dukej e mërzitshme në Tiranë nëse nuk ndodhte. Por ata janë të sinqertë në ‘lejen” e tyre, pasi nuk e dinë që Berisha nuk ka kërkuar leje, ka shpresuar të mos i japin leje.
Të tretët që po e vënë në siklet janë ish aleatët e tij, madje dhe ish-bashkëpunëtorë të tij, të cilët vetë nuk duan të marrin pjesë, por e këshillojnë atë të mos bëjë akte dhune. Këta e torturojnë dhe më shumë se të tjerët, jo se e qortojnë për aktet e dhunës por i kujtojnë atë që ai nuk ka fuqi ta bëjë.
Po të llogarisësh protestën e 12 Nëntorit kur premtoi se do hynte në kryeministri dhe shikoje një turme memece që përtonte dhe të duartrokiste, e kupton qartë se ai nuk më njeri pas vetes, jo më për akt dhune, por as për të qenë aktiv në protestë.
Dhe t’i thuash tani që bëj protestë por jo dhunë, është si t’i kujtosh të varurit, litarin. Kjo është t’i kujtosh atij pafuqinë që ka, impotencën fizike dhe mbi të gjitha vdekjen e mekanizimit të shantazhit që ai ka përdorur 30 vite në politikë, dhuna mbi kundërshtarin.
Ai është sot një plak i vetmuar që nuk ngre dot pantallonat e veta, ndërsa këta e këshillojnë “mos të ushtrojë dhunë”. Nuk besoj se ka gjë që e xhindos më shumë.
Të gjithë këto lehtësira që po i krijojnë për 6 Dhjetorin, gjithë kjo përpjekje për ta respektuar të zhvillojë protestën dhe akoma më shumë përkujtimi që i bëjnë pafuqisë së tij për dhunë, janë në të vërtetë poshtërimi që po i bëjnë para 6 Dhjetorit. Se më 6 Dhjetor vetë poshtërohet. Nuk ka nevojë për ta.