Dua Lipa ka hedhur poshtë zërat se do të performojë në hapjen e “Kupës së Botës”. Në një postim në Instagram, artistja shkruan:

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”.

Ceremonia e eventit më të rëndësishëm sportiv, për këtë vit do të mbahet në 20 nëntor, në stadiumin 60.000 vendësh ‘’Al-Bayt’’, në Katar.