Një ndihmësmjeke kanadeze, e cila javën e kaluar u përpoq të shpëtonte një adoleshente pas një aksidenti, mësoi se po përpiqej të shpëtonte vajzën e saj. Kur Jayme Erickson mbërriti në vendin e përplasjes në një autostradë në Alberta, Kanada, më 15 nëntor, gjeti një vajzë me lëndime të rënda, sipas The Guardian.
Për shkak të lëndimeve, ajo nuk mundi ta njihte. Në atë periudhë, ajo telefonoi bashkëshortin dhe i tha e trishtuar se një familje (pa e ditur se bëhej fjalë për ta) me gjasë do të humbte vajzën.
Ajo u përpoq për gati gjysmë ore për ta hequr vajzën nga automjeti dhe qëndroi me të derisa adoleshentja mundi të transportohej me avion në një spital aty pranë në Calgary.
Kur u kthye në shtëpi në fund të turnit, oficerët e policisë i thanë se vajza e saj 17-vjeçare, Montana, kishte qenë viktimë e aksidentit.
“Pacientja e plagosur në gjendje kritike që sapo kisha vizituar ishte mishi dhe gjaku im. Fëmija im i vetëm. Vajza ime, Montana”, u shkroi ajo familjes dhe miqve. “Edhe pse jam mirënjohëse për 17 vitet që kam jetuar me të, jam e tronditur. Çfarë do të ishe bërë, vajza ime? Kush do të kishte qenë?”
“Si prind dhe si mjek, mund t’ju them se kjo është përtej një makthi që secili prej nesh mund ta kishte konceptuar,” tha Richard Reed, një ndihmësmjek dhe mik i Jayme-t.