DJ PM dhe Sarah janë një ndër çiftet më të komentuar dhe të dashur të showbizit. Ata janë në sytë e të gjithëve që pas daljes nga shtëpia e BBV. Mirëpo të gjithë e dimë mirë natyrën plot humor të PM. Së fundmi, ai ka publikuar një foto të nënës së tij në ‘story’ ku e uron publikisht për ditëlindje.

Por sigurisht që notat e humorit nuk mund të mungonin në urim. “Urime ditlindja NANUSHKA jeme edhe 100 tjera t’ lumtuna je shume e bukur po faji yt jom bo edhe une shume i bukur. TE DUAA SHUMEE”-shkruan Dj PM.

Blogerja Sarah Berisha ka realizuar me ndjekësit e saj më herët një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.
Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- shprehej ai në videon e publikuar në Instastory.