Ronela Hajati ndodhet në Spanjë, ku ka marrë pjesë në një event në Madrid dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.
Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.
Ronela Hajati para ca ditësh ishte në Londër edhe pse mijëra kilometra larg vendit të saj, ajo gjendet gjithmonë pranë ndjekësve me postimet e saj në Instagram. Sigurisht që nuk munguan postimet nga vizita e saj në Londër, dhe në një nga postimet e saj Ronela na tregoi se një gjë ‘e pazakontë’ i ndodhi në Londër.
Hajdutët kanë grabitur sendet personale të këngëtares, Ronela informoi se shkoi në polici për të paraqitur rastin. Poashtu kishte bllokuar kartat, por ishte vonë sepse personat që e kishin grabitur atë, kishin bërë shopping, blerë byzylyqe dhe atlete pafund me llogarinë e Ronelës.