Annie Windley peshonte 30 kilogramë, ose sa një fëmijë rreth 8 vjeç. Trupi i saj ishte vetëm ujë, kockë e lëkurë, pasi hante pak, fare pak.
Ajo e kishte kuptuar se do të vdiste, por nuk mund të bënte asgjë për ta ndryshuar këtë gjendje. Derisa një ditë vendosi të provonte një copë çokollatë. Që atëherë jeta e saj ka ndryshuar. Në pak muaj filloi të hante përsëri ushqim edhe pse në sasi të vogla. Derisa arriti në pikën që të hante normalisht. “Gjithçka nisi kur isha 15 vjeçe. Mbaj mend vetëm se sa herë haja shkoja drejt e te peshoja për të parë nëse kisha shtuar kile.
“Çdo ditë gjendja përkeqësohej derisa rashë në 30 kilogramë”, thotë ajo. “Nuk doja të fusja një kafshatë në gojë. “Kam ngrënë çdo vetëm një fetë bukë të thekur me pak djathë dhe proshutë sipër”.