“Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor dhe tashmë nga dita në ditë po zbulohen detaje të reja.

Vetëm së fundmi është konfirmuar se ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada, do të jetë opinionistja e dytë e reality-showt. Ajo do të ulet krah Olti Currit, i cili do të jetë gjithashtu opinionist.

Kujtojmë se moderatorë të reality showt do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.