Të gjitha femrat duan të rriten në karrierë dhe ti përkushtohen familjen, madje shpesh here ato e sakrifikojnë karrierën vetëm për familjen e tyre.

Por ka një përjashtim të vogël, vajzat që u përkasin 3 shenjave të zodiakut ujorit, bricjapit dhe virgjëreshës nuk janë të gatshme ti përkushtohen dashurisë dhe familjes.

Ujori

Shenja e Ujorit është mjaft e çuditshme dhe kjo vlen si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Pavarësia është diçka që vështirë se sakrifikohet dhe liria e tyre është mbi të gjitha. E kanë të vështirë të vendosin kufizime dhe në jetën e tyre dhe zakonisht punojnë me impuls dhe jetojnë në çmenduri dhe kjo u pëlqen shumë. Femrat që i përkasin kësaj shenje nuk bëjnë përjashtim dhe kanë frikën e angazhimit si meshkujt, edhe pse është e vështirë ta pranojnë. Përballë kësaj frike, ato bëjnë ç’të munden për të mos u lidhur me tjetrin, duke shmangur ndjenjat e vërteta sepse diçka e tillë i tremb. Përveç kësaj, ato mërziten lehtësisht sepse nuk e pëlqejnë fare ngecjen dhe rutinën dhe kështu e vendosin lehtësisht në këmbë.

Virgjëresha

Gruaja Virgjëreshë është shumë kërkuese! Ajo ka standarde të larta dhe nuk i ul me asgjë, as nuk bën kompromis me asgjë më pak se ajo që ka në mendje. Pra, ajo nuk ka frikë të jetë vetëm nëse nuk gjen një partner që do ta kënaqë plotësisht dhe do ta admirojë atë si për mendjen, ashtu edhe për pamjen e tij. Ajo mund të provojë një lidhje për të cilën nuk është e sigurt, por për shkak se kritikat i janë në gjak, sapo të kuptojë se çfarë nuk shkon me të, do të fillojë të bëjë vërejtje dhe pak pas një kohe do të preferojë të ndahet dhe të jetë sërish vetëm.

Bricjapi

Së fundi, Bricjapi plotëson listën e femrave më kërkuese dhe më të vështira të zodiakut. Perfeksioniste, punëtore, e largët dhe shumë dinamike, gruaja Bricjapi vendos në radhë të parë veten dhe karrierën e më pas gjithçka tjetër. Madje, shumë herë duket e pavetëdijshme edhe pse nuk është thjesht mban një qëndrim të ftohtë ndaj tjetrit sepse i pëlqen të tregojë se nuk është e varur nga askush dhe ia kalon mirë vetë.