River Plate në Argjentinë ka gjetur pasuesin e Marcelo Gallardo duke firmosur me Martin Demichelis deri në dhjetorin e 2025. Ish-mbrojtësi la skuadrën e dytë të Bayern Munich, atë që drejtonte prej disa kohësh. Rikthim në shtëpi për 41 vjeçarin argjentinas, që karrierën e ka nisur pikërisht me River Plate, skuadër me të cilën ia doli të fitojë katwr tituj kampion në Argjentinë nga 1999-2003.

Drejtuesit e River Plate nuk janë të kënaqur me vendin e tretë gjatë këtij sezoni në kampionat, teksa kanë vendosur që t’i besojnë një ish-lojtari. Pas aventurës me Bayern II, 41 vjeçari ka marrë përsipër që të drejtojë një nga skuadrat me më shumë tifozë në Amerikën Latine. Në karrierën si futbollist, Demichelis ka fituar 20 trofe, 13 nga të cilat me Bayern Munich.