Në stol apo në fushë, C.Ronaldo është gjithnjë në qendër të mediave. Në përfundim të sfidës kundër Zvicrës, CR7 u rrethua nga gazetarë të shumë ku nuk munguan pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij.
Së fundmi flitet për një ofertë të padëgjuar, 200 milionë euro nga arabët e Al Nassr, madje mediat shtuan se CR7 kishte pranuar këtë propozim marramendës, por ylli portugez ishte i prerë në këtë pikë:
“Jo, nuk është e vërtetë”, u përgjigj shkurtimisht Ronaldi, duke u ndalur më pas te gjendja shëndetësore e Pele: “Pele do të përmirësohet, shpresoj të përmirësohet. Mbreti ynë duhet të përmirësohet. Kjo është e gjitha që ne duam”, u shpreh Ronaldo.
Nuk munguan as statuset e tij pas kualifikimit të Portugalisë për në fazën çerekfinale, duke shtuar se ëndrra titull është ende e gjalle.