Me nisjen e 1/8-ave të Kupës së Botës kanë mbërritur edhe parashikimet e para se cila nga skuadrat e mbetura do ta fitojë trofeun e shumëkërkuar.

Opta Analyst ka bërë parashikimet e saj dhe Brazili me Argjentinën (që ndajnë të njëjtën anë të shortit) janë favoritët për të arritur në finale. Nga ana tjetër e tabelës, Anglia dhe Franca janë më të mundshmet. Spanja ka përqindjen e pestë më të mirë.

Duke parë situatën pas fazës së grupeve dhe duke parashikuar se çfarë mund të ndodhë në raundet me eliminim direkt, disa nga skuadrat e favorizuara për të arritur në finale do të përballen me njëra-tjetrën para datës 18 dhjetor, data e finales së madhe

I tillë është rasti i Brazilit dhe Argjentinës, të cilët do të luanin në një gjysmëfinale hipotetike, apo Francës dhe Anglisë, që mund të takohen në çerekfinale.

Spanja është favorite ndaj Marokut
Sipas përllogaritjeve të Opta Analyst, skuadra e Luis Enrique ka më shumë gjasa të kalojë në çerekfinale sesa Maroku, kundërshtari i tyre të martën.

Spanjollët kanë një shans 73.47 për qind për të përparuar krahasuar me 26.53 për qind për afrikano-veriorët. Ashtu siç pritej, Argjentina, Brazili, Anglia dhe Franca janë të gjitha favoritë edhe në ndeshjet e tyre në raundin e 1/8-ave, me Albiceleste-n që ka respektuar parashikimin ndaj Australisë. Edhe Holanda e kualifikuar ishte gjithashtu favorite, si Portugalia dhe Kroacia kundër Zvicrës dhe Japonisë, përkatësisht.

Argjentina dhe Brazili kanë shanse të mira për të arritur në gjysmëfinale. Është më e luftuar mes Anglisë dhe Francës. Francezët kanë vetëm 1.30 për qind më shumë gjasa për të arritur në gjysmëfinale sesa anglezët.

Brazili ka më shumë gjasa të triumfojë në Katar
Sa i përket finales, Brazili ka shanset më të mira (37.48 për qind) për ta arritur atë. Ata janë gjithashtu favorit për të fituar titullin (23.74 për qind). E dyta është Argjentina, e cila duhet të eliminojë Seleçao-n në gjysmëfinale për të arritur atje.

Në anën tjetër të tabelës, Anglia ka më shumë gjasa, 24,58 për qind për të arritur në finale dhe 12,09 për qind për të fituar titullin, megjithëse do të duhej të mposhtte Francën në çerekfinale.

Sa i përket Spanjës, ajo ka 42.32 për qind shanse për të arritur në gjysmëfinale, 21.45 për qind për të luajtur në finale dhe 9.86 për qind për ta fituar atë.

Më 18 dhjetor do të shohim nëse këto parashikime të Opta Analyst do të jenë të sakta apo Kupa e Botës do të na dhurojë disa surprizave të tjera siç ka ndodhur në fazën e grupeve.

23.7%, ja kombëtarja super-favorite për të fituar Kupën e Botës