Pas një pauze dy ditore, të premten Kupa e Botës do të ristartojë për të zhvilluar katër ndeshjet ndeshjet çerekfinale, aty ku bëjnë pjesë emra prestigjiozë si Argjentina, Brazili, Portugalia, Kroacia, Franca, Anglia, Holanda dhe Maroku.
Por, teksa futemi në fazën më interesante të Botërorit, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me ndëshkimet, pasi janë plot 23 të tillë që me një karton të verdhë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale.
Në këtë aspekt, vetëm Anglia mund të qëndrojë e qetë pasi asnjë prej britanikëve nuk e rrezikon gjysmëfinalen, ndërsa në ndeshjen me Francën duhet të shmangin kartonin e kuq.
Ndërkohë, në kombëtaret e tjera, ka shumë lojtarë që duhet të luajnë me “laps e letër”, madje bëhet fjalë për yje që nëse mungojnë në gjysmëfinale, do të konsiderohej një fatkeqësi për kompeticionin. Më poshtë lista e lojtarëve që mund të humbasin gjysmëfinalen në rast ndëshkimi me karton të verdhë;
Kroacia- Modric, Lovren, Barisic dhe Kovacic
Brazili- Fred, Bruno Guimaraes dhe Militao
Franca- Kounde, Tchouameni
Maroku- Amrabat, Sabiri, Saiss
Portugalia- Bruno Fernandes, Danilo, Ruben Neves, Joao Felix, Ruben Dias
Holanda- De Ligt, Ake, Frenkie De Jong, Koopmeiners
Argjentina- Montiel, Acuna.