Bashkëshorti i një gruaje në Brindisi, Itali, që ndërroi jetë pasi lindi dy binjakët e saj më 22 dhjetor i ka shkruar një letër ekipit të mjekëve që asistuan lindjen edhe pse fundi për partneren e tij ishte tragjik.
Letra është shkruar për pavijonin e reanimacionit ku bashkëshortja e tij ishte e shtruar në shenjë falënderimi që u kujdesën për të.
“Pasi pashë lotët në sytë tuaj kuptova humanitetin tuaj dhe sa shumë keni djersitur e studiuar për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë shpresë Vivianës”, shkroi ndër të tjera burri në letrën e tij që u publikua në llogarinë e spitalit në Facebook.
Për Krishtlindje, ai mori një telefonatë të papritur nga Papa Françesku, i cili i dha një mesazh mbështetjeje, por edhe shprese për të ecur përpara për dy vogëlushët.
Viviana ishte një grua dhe një nënë e jashtëzakonshme. Më vjen keq që nuk patët mundësi që ta njihnit. Ajo e donte jetën, por mbi të gjitha e donte familjen e saj aq shumë sa e sakrifikoi jetën për t’ia dhënë dy krijesave fantastike: Edoardo Maria dhe Emilia Maria. Në të vërtetë, të gjitha këto karakteristika të saj nuk do të vdesin kurrë… Nuk është e drejtë që dy binjakët të mos kenë kurrë mundësi të njohin nënën e tyre dhe as që një vajzë e vogël gjashtëvjeçare (Emma Maria) nuk mund të përqafojë më yllin e saj.
Por pas gjithë kësaj dhimbjeje, pas gjithë kësaj padrejtësie, ka ende një aspekt pozitiv. Pasi u njoha me të gjithë ju, emrat e të cilëve nuk ua mbaj mend, por që për pesë ditë të gjata dhe shpresëdhënëse ishin engjëjt mbrojtës të gruas sime, nënës së fëmijëve të mi. Duke parë lotët në sytë tuaja kuptova gjithë humanizmin tuaj dhe sesa shumë keni djersitur dhe keni studiuar për t’i dhënë shpresë Vivianës. Por fatkeqësisht siç keni mësuar, në mjekësi dy plus dy nuk janë kurrë katër. Në çdo rast, e ndjej detyrë t’u falënderoj në emrin tim dhe të vajzës sime dhe nga e gjithë familja ime për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin që ju bëjnë engjëj të vërtetë mbrojtës me mish e gjak. Me dashuri Giacomo.
Letra
Letra ka prekur thellësisht stafin e Repartit të Kujdesit Intensiv, të cilët më pas e postuan në Facebook.