Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG, në një intervistë për Sky Sports, trazon tregun e transferimeve duke joshur në distancë dy yjet e përfaqësueses angleze, Marcus Rashford dhe Bellingham:
“Rashord është një lojtar me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Nëse do të largohet falas në fund të këtij sezoni, është e sigurt që të gjithë klubet do t’i vihen nga pas. Pse jo këtë janar? Mbase mund të flasim personalisht, por jo tani. Ta lëmë të qenë në këtë Botëror, më pas me pak fat, nëse edhe atij i intereson do të flasim me të”, u shpreh Al Khelaifi duke shfaqur interesim edhe për ylli tjetër Jude Bellingham:
“Është një lojtar shkëlqyer, kush nuk do e dëshironte në skuadër”.
Në fund, bosi i PSG foli edhe për Leo Messi-n: “Me Messi-n kemi rënë dakord që të diskutojmë pas Kupës së Botës, të dyja palët janë shumë të lumtur nga ky bashkëpunim. Ai është shumë i kënaqur nga klubi i PSG dhe diçka e tillë dallohet edhe në kombëtaren e Argjentinës, e shihni sa i lumtur është? Me ne ka zhvilluar një super sezon”, u shpreh presidenti i PSG.