Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër kryedemokratit, Sali Berisha në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Alibeaj u shpreh se protestat ndaj Bashkimit Evropian, nuk janë mjeti i duhur.
Sipas tij, shqetësimet u duhen shprehur evropianëve, jo nëpërmjet protestave.
“Lidhur me protestat ndaj Evropës, nuk besoj se është mjeti i i duhur. Ne, shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Evropa do duhet konsideruar si dashamirësi dhe një mjet shtesë që monitoron demokracinë e plagosur rëndë në Shqipëri. Shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, të drejtat e individëve”, theksoi ai.