Anglia dhe Senegali luajnë sot në 20:00 për fazën e 1/8 në Kupën e Botës. Me një biletë çerekfinale që është në lojë, dy skuadrat kërkojnë ta bëjnë të vetën për të vijuar garën më tej. Në stadiumin “Al Bayt” në Al Khor, skuadrat do përballen për herë të parë në histori mes tyre.

Southgate ka grumbulluar më shumë fitore se çdo trajner tjetër i Anglisë (11) në finalet e Kupës së Botës ose në Kampionatin Evropian. Nga ana tjetër trajneri Cisse i Senegalit ka vuajtur temperaturë të lartë dhe nuk e ka stërvitur ekipin në seancat e fundit. Të dy teknikët kanë zbardhur rreshtimet e titullarëve. Te Anglia mungojnë Sterling dhe White, ndërsa Gueye dhe Kouyate mungojnë te Senegali. Fituesi i këtij dueli luan me Francën në çerekfinale.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson, Bellingham; Saka, Foden, Kane.

Senegali: Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs, Ciss, Mendy; Ndiaye, Diatta, Sarr, Dia.