Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, ka udhëtuar sërish në SHBA, ku nuk ka pak kohë që ishte për vizitë zyrtare, duke e ‘sfiduar’ serish Sali Berishen i cili jo vetem qe eshte “non grata” dhe nuk udheton drejt Uashingtonit, por deklaron se dhe ish kreu i PD nuk e kalon Atlantikun.

Këtë e bën të ditur vetë Bashan ë faqen e tij, ku shkruan:

“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.

Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.