Reperi i njohur, Stresi është bërë menjëherë një ndër personazhet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Madje, ai ka folur për jetën e tij, duke u ndal së fundmi edhe tek sherri e më pas pajtimi mes tij dhe reperit Noizy. Ai i ka treguar banorëve se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizy-n si dhe shtoi se shumë njerëz janë gëzuar nga pajtimi i tyre.
“Me e taku afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”, tha ai.
Por a do të kenë një bashkëpunim së bashku? Madje, këtë pyetje e kishin edhe konkurrentët e shtëpisë së BBV Kosova.
Por ja si u përgjigj Stresi:
“Nuk muj me fol për këtë pjesë. Realisht për këtë sen nuk muj me fol, e kam tepër sekret”. Mos vallë, Stresi sapo tregoi ‘larg e larg’ se mund të ketë një bashkëpunim mes tyre? Mbetet për t’u parë.