Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, ku një familje ka shqetësuar banorët e pallatit për shkak të zhurmave që krijojnë çdo natë kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Kjo gjë, ka detyruar banorët e pallatit që të ngjitin një njoftim, ku e paralajmërojnë familjen që krijon zhurmat se nëse ndodh sërish do njoftojnë Policinë.
Siç shkruhet në letrën e mëposhtme, autori thotë se është e njëjta familje që bën zhurmë përnatë dhe në të njëjtën orë. “Në këtë pallat jemi të gjithë familjarë dhe nuk është bordello që të bëhet “sex” sikur po xhirojnë ndonjë film porno”, thotë letra.
Më tej thuhet se zhurma të tilla nuk ka as në hotele. “E njëjta familje e bën këtë përnatë dhe nëse përsëritet do njoftojnë policinë për prishje të qetësisë. Bëni sex por bëni për vete jo t’ju dëgjojmë të gjithë”, vijon letra e ngjitur në një ashensor të një pallati në Tiranë.