Nga Spartak Ngjela/
I.
Dy persona qesharak po dallojnë në këtë kohë politike: Vuçiç dhe Berisha.
Paqartësi për bllokimin e rrugëve për samitin e 6 dhjetorit? Drejtori i Policisë Rrugore u përgjigjet sot qytetarëve në orën 17:00 në Report Tv
LEXO EDHE:
Paqartësi për bllokimin e rrugëve për samitin e 6 dhjetorit? Drejtori i Policisë Rrugore u përgjigjet sot qytetarëve në orën 17:00 në Report Tv
Të dy e kanë humbur ekuilibrin mendor pse samiti i Bashkimit Evripian do të mblidhet në Tiranë, në 6 dhjetor.
Të dy njëlloj!
Vuçiçi, me një dehje patologjike, si i goditur paskoke, fyen Bashkimin Evropian pse ky mblidhet në Tiranë; kurse Saliu, në mbështetjen e tij për Serbinë, po kërkon të bëjë një protestë kundër BE-së në 6 dhjetor në Tiranë.
Kjo e Saliut, në fakt është një skifo antishqiptare që nuk ka më vlerë në Shqipëri.
Po akti i Vuçiçit me fyerje kundër Bashkimit Evropian?
Kjo sjellje prej barbarësh, është krejtësisht në favor të shqiptarëve.
II.
Shpifjet e politikës serbe dhe kishës serbë, tani janë zhvleftësuar deri në fund, dhe Shqipëria po shkon drejt bashkimit kombëtar me Kosovën.
Sot janë dy shtete shqiptarësh në Ballkanin Perëndimor, dhe në samitin e Bashkimit Evropian është ftuar edhe Kosova. Dhe, pikërisht kjo është risia historike e kësaj kohe proshqiptare në lidhje me ngritjen edhe më tej të nivelit në bashkëpunimin me Bashkimi Evropian.
Hap përpara e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
Po Rusia?
Rusia është në një luftë e cila po e fundos. Edhe kjo, sigurisht që, edhe kjo gjendje fundosjeje e Rusisë, e ka shtyrë presidentin serb Vuçiç në ligësi antishqiptare patologjike.
Por Serbia duhet ta dijë se…
Historia është histori dhe sigurisht që ajo do të rikthehej tek Arbëria. Kurse Serbia ka ende borxhe tokësore kundrejt Arbërisë së rilindur.
Duhet të kujtohet mirë Aleksandër Vuçiç se me atë që thotë ai dhe barbaria serbe “skipetari”, i gjithë Perëndimi dhe e gjithë bota e njeh si Albania.
E pra, Albania është në ofensivë historike, dhe, mjerë pushtuesit barbarë të Arbërisë!
Po Saliu?
E pse do merremi me të, ku ka forcë ai! Po turp që pati guxim të bashkohej me Serbinë edhe në një ditë feste për Shqipërinë dhe Kosovën. Një i shpallur nongrata për korrupsion në Amerikë.
Po samiti i Bashkimit Evropian në Tiranë kaq gjest historik i fuqishëm proshqiptarizmit është?
Sigurisht. Se po të mos ishte i tillë, pse duhej të shkonte në barbari antiperëndimore presidenti aktual i Serbisë që fyen Bashkimin Evropian?
Samiti i Bashkimit Evropian në Tiranë, është hap i fuqishëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian; por edhe një vlerë e re për Kosovën dhe bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.
Të dy shtetet janë bashkë në samitin e 6 dhjetorit – sukses i madh i Arbërisë moderne.